top of page

Giardia: Infeksioni, trajtimi dhe parandalimi

Giardia është një lloj paraziti dhe infeksioni nga ky parazit njihet shkencërisht si giardiasis. Paraziti që shkakton këtë infeksion fshihet në formë të cistës përmes fekaleve të një kafshe të infektuar, gjë që lejon që cistat të jenë në kontakt me mjedisin përreth.

Cistat e giardias mund të transmetohen te kafshët thjesht duke nuhatur dheun ose fekalet ku paraziti është i pranishëm. Ai gjithashtu mund të transmetohet përmes ujit të infektuar. 






Giardia është jashtëzakonisht ngjitëse. Meqë është në gjendje të transmetohet te kafshët e shëndetshme që nga momenti kur del nga trupi i një kafshe të infektuar përmes fekaleve, ajo është gjerësisht e pranishme në situata ku mund të gjenden shumë qen njëherësh. Parqet për qen, strehimoret dhe klinikat veterinare janë vende të zakonshme ku mund të merret giardia. Giardia mund të përhapet gjithashtu lehtë mes kafshëve shtëpiake që jetojnë në të njëjtën shtëpi. Nëse keni një qen të infektuar, ka shumë mundësi që qentë tuaj të tjerë ta kenë marrë gjithashtu. Ajo mund të përhapet përmes lëpirjes, lojës, ndarjes së tasave të ushqimit, ndarjes së ujit dhe madje edhe vetëm duke ecur në të njëjtat zona. 




Simptoma më e zakonshme e një infeksioni aktiv të giardias është diarrea e lëngshme. Diarrea mund të jetë me ngjyrë jeshile ose të verdhë, ose mund të jetë kafe, por gjithmonë do të jetë e lëngshme. Ndonjëherë mund të ketë edhe gjak në fekalet e qenit si rezultat i giardias.


Trajtimi 

  • Qëllimi i trajtimit është të liroj diarreen dhe shenjat e tjera klinike. Qentë pa simptoma nuk kanë nevojë për trajtim.  

  • Medikamentet - Fenbendazole është një medikament i zakonshëm që përdoret për trajtimin e giardias. Një mundësi tjetër trajtimi është një antibiotik i quajtur metronidazole. Veterinari juaj gjithashtu mund të përdorë të dyja medikamentet në kombinim.

  • Dieta - Veterinari juaj mund të përshkruajë një dietë që mbështet tretjen e lehtë për të ndihmuar në lirimin e diarresë.  

  • Larja - Qentë duhet të lahen plotësisht në ditën e fundit të trajtimit për të hequr çdo mbetje të cistave të giardias në qimet e qenit.  

  • Pastrimi - Dezinfektuesit e zakonshëm të shtëpisë dhe pastrimi me avull janë mënyrat më efektive për të vrarë cistat e giardias në ambient të mbrendshëm.



Disa qen që janë bartës të giardias nuk tregojnë fare simptoma. Nëse një qen infektohet si këlysh, ai mund të ketë diarre herë pas here deri sa të rritet plotësisht, më pas sistemi i tij imunitar mund të luftojë më lehtë giardian. 


Parandalimi 

 • Praktikoni higjienën e mirë të duarve

 • Dezinfektoni mjedisin

 • Hidhni fekalet menjëherë

 • Lani qenin në fund të trajtimit për të reduktuar përhapjen e cistave të giardias

 • Parandaloni qentë nga kontakti me ujin, ushqimin ose dheun potencialisht të kontaminuar




Giardia nuk është një gjendje fatale, përveç tek këlyshët shumë të vegjël ose qentë shumë të moshuar. Në këto raste, sasia e diarresë e shkaktuar nga paraziti mund të çojë shumë shpejt në dehidratim të qenit, gjë që mund të jetë fatale për qentë që kanë sistem imunitar të dobët ose që ende nuk janë formuar plotësisht. 


Megjithëse gjendja nuk është fatale, ajo mund ta bëjë qenin tuaj të ndihet i lodhur, i palumtur dhe mund të ndiejë dhimbje nga infeksioni. Për këtë arsye, duhet të konsultoheni me veterinerin tuaj për trajtimin e duhur që ta ndihmojë qenin të rikthehet në normalitet.




1 view0 comments

Comments


bottom of page