Në gusht të vitit 2022, dy peshkatarë 30 dhe 34 vjeçarë, kapën një mustak 2.2 metra të gjatë në liqenin e Greifenit ne Zvicërr. Dy peshkatarët vendosën që "ta zbarkonin mustakun butësisht në breg" sepse kishin frikë që ai do t'ua kishte përmbysur varkën.
Por, sipas zyrës së prokurorit publik të See/Oberland-it, ky veprim nuk ishte aspak "i butë" dhe poashtu i dënueshëm. Sipas urdhërit të ndëshkimit, “stërvitja” apo lufta me mustakun e kapur zgjati rreth dy orë e dhjetë minuta. Ata nuk ishin të pajisur për të kapur një peshk aq të madh. Siç thuhet në urdhërat e dënimit, ata nuk kishin se si ta mpijnin dhe ta vrisnin peshkun në një mënyrë "humane" dhe "në përputhje me ligjin e kafshëve". Sipas urdhërave të ndëshkimit, dy peshkatarët duhet të kishin marrë një mjet të përshtatshëm për vrasjen e një kafshe aq të madhe - si një pistoletë apo një sëpatë - ose duhet të kishin lëshuar mustakun përsëri në liqen. Ata poashtu vendosën qe të lidhnin mustakun në varkë me një litar përmes zonës së gojës në mes të faqeve dhe harkut të parë të gushës, veprim ky që u krye në një mënyrë që ishte në kundërshtim me mirëqenien e kafshëve: litari çoi në acarim të qelizave nervore në gushat e mustakut dhe në këtë mënyrë në dhimbje, vuajtje dhe dëmtim të mustakut. Prokurori publik përgjegjës e quan atë "një torturë të panevojshme disa orëshe" për mustakun.
Dy burrat u shpallën fajtorë për mizori dhe pakujdesi ndaj kafshëve dhe shkelje të ligjit për mbrojtjen e kafshëve. Të dy u dënuan me gjoba të ndryshme, ku 30 vjeçari u dënua me 900 franga, ndërsa 34 vjeçari me 3900 franga. 34 vjeçari gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 1200 frangash, kurse 30 vjeçari gjobë prej 500 frangash, përshkak se të dy kanë bërë edhe një“selfie” me peshkun, me ç‘rast kanë bërë edhe një shkelje të dytë: për të bërë foton dhe për të matur mustakun, e tërhoqën në breg të liqenit, ku ia zgjodhën litarin përkohësisht, dhe pastaj ia rilidhën litarin në të njejtën mënyrë, duke e tërhequr peshkun sërish me varkë brenda në liqen. Sipas prokurorit, lidhja e litarit dy herë në gushat e mustakut nuk ishte aspak e nevojshme. Të dy janë urdhëruar gjithashtu të paguajnë shpenzimet procedurale prej 800 frangash dhe të kenë një regjistrim në dosjet e tyre kriminale.
Lexoni artikullin e plotë këtu: https://epaper.nzz.ch/article/6/6/2023-09-20/13/322632345
Comments