Të bëhesh vegan është një mundësi shumë e mirë për të mësuar rreth gatimit dhe të ushqyerit shëndetshëm, gjithashtu për të përmirësuar dietën tuaj.
Dietat vegane dhe vegjetariane kanë potencial të parandalojnë shumicën e sëmundjeve, kjo është edhe arsyeja pse numri i mjekëve dhe institucioneve shëndetësore që rekomandojnë të ushqyerit me bazë bimore sa shkon e rritet. Duke shmangur te gjitha produktet e kafsheve ju poashtu krijoni një mënyrë shume efektive edhe në zvogëlimin e gjurmëve tuaja të karbonit.
Për një numër të madh të njerëzve, faktori kryesor që ndikon në vendimin për të kaluar në dietë vegane është parandalimi i shfrytëzimit të kafshëve sepse ata besojnë që çdo krijesë me ndjenja ka të drejtë të jetojë dhe të jetë i lirë.
Kjo është edhe arsyeja pse të zgjedhësh një dietë apo jetë vegane është një shembull kryesor dhe i dukshëm kundër shfrytëzimit dhe mizorisë së kafshëve kudo në botë.
Lexoni më shumë rreth dobive që sjell dieta vegane për kafshët, për planetin dhe për shëndetin tuaj këtu: https://proveg.com/
Comments